Sipas raportimit të ‘The Sun’, Messi është lidhur për një marrëveshje prej 194 milionë funtesh në vit për t’u transferuar në Arabinë Saudite – nëse ai nuk është në gjendje të bie dakord për një kontratë të re me Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.
Babai i Messit, Jorge, mbërriti në Arabinë Saudite të martën pasi yllit të PSG-së iu ofrua një propozim për transferim që do ta vendoste atë në të njëjtën grup pagash si Cristiano Ronaldo – me rivalët e Al Nassr, Al Hilal, si destinacionin më të mundshëm.
Argjentinasi do të bëhet lojtar i lirë këtë verë dhe gjithashtu është lidhur me një rikthim në Barcelonë dhe një kalim te klubi i MLS i David Beckham, Inter Miami
