Monday, October 13, 2025
BallinaSportYlli i Real Madridit tregon se e mendoi pensionimin në moshë shumë...

Ylli i Real Madridit tregon se e mendoi pensionimin në moshë shumë të re

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, ka folur për vështirësitë që kaloi pas dy dëmtimeve të njëpasnjëshme të ligamentit të kryqëzuar anterior, duke zbuluar se pothuajse e mendoi të varte këpucët në gozhdë pas dëmtimit të dytë.

Qendërmbrojtësi brazilian, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë, u rikthye në aksion në fillim të kësaj vere pas tetë muajsh mungesë për shkak të një dëmtimi në ligamentin anterior.

Ai humbi pothuajse të gjithë sezonin 2023/24 për shkak të një dëmtimi të ngjashëm dhe lëndimet e njëpasnjëshme e çuan atë drejt lëndimin për t’u pensionuar në moshë shumë të re.

Me dëmtimin tim të dytë, shumë gjëra më kaluan nëpër mendje. Mendova të hiqja dorë nga futbolli sepse nuk është e lehtë, por me ndihmën e gruas sime, vajzës sime dhe shokëve të ekipit, jam këtu sot për të luajtur mirë”, ka thënë fillimisht Militao.

“Kanë qenë dy vite të vështira, me dy dëmtime shumë të ndërlikuara. E përballon të dytin ndryshe sepse e njeh tashmë procesin. Nuk është e lehtë. Duhet të jesh shumë i lidhur me familjen, me Zotin…”.

“Të heq rutinën, atë që je mësuar të bësh, stërvitjen. Papritmas, je në shtëpi, duke u varur nga ndihma, nga dikush që të ndihmon. Falë Zotit, u shërova nga dëmtimet dhe u ktheva në nivelin tim më të lartë, gjë që nuk është e lehtë”, përfundoi ylli i Real Madridit.

27-vjeçari është paraqitur në shtatë ndeshje për Los Blancos këtë sezon/Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT