Ikim nga kjo jetë
dhe thirrjet zgjohen e rikthehen
si jehonë e largët,
ku askush s’e di sa zgjatë zëri i tyre, veçse endet nëpër ajrin që hijen tresi
n.
Kujtimet shpërthejnë si burime mali, të ftohta,
të kthjellta ku shpalosin në to faqe jete të kyçura harrese,
si rrudhat e ditëve të fshehura.
Albume të vjetra,
ditare me faqe të
zverdhura lexojmë,
ku hapat e dikurshëme zgjojnë dhe vetes i them,
- Pse të jenë kaq të vonshëme!
Ja pra, që i ikuri lavdatat i ndezka në flakë
dashurish,
të papërjetuara më parë.
U prit sa ajri të mpaket rreth gropës, ku trupi hesht në lamtumirën e dritës.
Dihet, që të ikur jemi,
dhe në këtë ikje trokasin në mend gjërat që dikur koha i la të tulatura,
dhe për këtë, vonesa nuk na i fali.
Mbi kurriz, lumenj jete ndjejmë, që brënda shpirtit vërshojnë të
dhimbëshme, për të ngritur në vërtetsi bukuritë,
që dikur rendnin në listën e ëndërrave, ku një pjes koha i mbuloi me pluhurin e zakonit.
Vdekja vërtet na merr përgjithmon,
por jo gjurmët.
Jo kujtimet.
Shpirti ecën i lirë dhe hijen e vet e shpërndan horizontit të pafund.
