Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritYmret Reshiti-SHKRUANI PA PANIK

Ymret Reshiti-SHKRUANI PA PANIK

SHKRUANI PA PANIK

( Me shkas)

Kohëve të fundit në rrjetet sociale pa nevoj është bërë temë se po shkruhet pa asnjë kriter poezia, sikur po shfaqet një panik nga numri i madh i njerëzve që po shkruajnë.

Kujtoj se ne mund të jemi shumë subjektiv për ta vleresuar një koleg/e tonën që shkruan, prandaj ne duhet të heqim dorë nga kjo ” e drejtë” ose ” detyr ” që fare neve nuk na takon.

Një gjë dua ta kujtoj për gjithësecilin nga ne që shkruajmë.

Secili njeri mund ta vlerësoj se çka është dhe çka nuk është Poezi.

Nuk është poezi shkrimi që të mërzit gjersa e lexon.

Poezia e vërtet të jep ndjesi të mirë shpirtërore gjersa e lexon.

Kushdo që me shkrimin e tij e krijon këtë ndjesi te lexuesi , ka arrit qëllimin.

Kështu që, mikesha dhe miqtë e mi të shkrimit, mos dëgjoni dhe as mos u trembni nga kritikat që të mos shkruani.

Shkruani sa të mundeni dhe vlërësimin e shkrimeve tuaja ia besoni kohës.

Ajo është kritiku më i paanshëm dhe objektivë.

Koha do të vlerësoj se kush ka shkruar poezi dhe kush nuk ka shkruar.

Kush do mbetët poet e kush do të mbetet në pluhur e harresës sepse arti nuk shkruhet për sot e as për nesër. Arti nuk njeh kohë.

Askush nga ne që shkruajmë ” poezi” nuk duhet pasur frikë nga vlerësimi që do të na bënë koha.

Koha nuk do njeh emra, para dhe as miqësi.

Ajo do ta njeh vetëm Artin, e njeh vlerën dhe jo vlerën!

Ju dua !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT