Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-DUAM DRITË

Ymrije Beqiri-DUAM DRITË

Errësirë në këtë natë
Hëna dembele sonte
Nuk na dhuron dritë
S’ e di pse kjo heshtje
Mbretëron në tërë qytetin tim

Rrebeshet e shiut na u kthyen prapshtë
Retë e mbulojnë qiellin
Pse jemi edhe nga ai kaq të urryer
Pse pranojmë ligje të ftohta

Nga mallkimet e kohës
Për të gjithë njerëzit
Në pamundësi për të jetuar
Trandur nga koha e shkuar dhe e tashmja
E s’e di si do t’vijë e ardhmja

Që po ngadalësohet në tokën tonë
Pamëshirshëm një lot krokodili
Çdo ditë thua se qan e vajton për këtë popull
Një jetë mashtruese me plot mashtrues !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT