KALENDARI I KOHËS
Kalendari i kohës
E mat bukën e hidhur
Në vende te kapluara
Nga varfëria,
Ku ndër shekuj u përcoll
E njëjta kohë.
Para shumë shekujsh
Prapë të njëjtat maska
E ftyra te nxira
I dogjën shpirtat e bardhë
Sa të pafat ishim si gjeneratë!
Varfëria,lufta,maska,viruse,
vaksina
E prapë trupa të djegur
Nga kjo kohë e marrë.
