Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-KUJTIME NGA FSHATI

Ymrije Beqiri-KUJTIME NGA FSHATI

KUJTIME NGA FSHATI

Për vendlindjen time
Malli shumë më merr
Ndaj bëj dhe udhëtime
N’ dimër edhe n’verë


Ah, sa shumë kujtime
Kam për timin fshat
Pjesë e jetës sime
Jetova një kohë t’gjatë


Aty e rrita shtatin
E dëlirë si bilur
Jetën e kalova
E s’u ngopa kurrë


Shkoj te pragu i sh’pisë
Kuvendoj shpesh herë
Për kohë t’fëmijërisë
Dhe t’rinisë plot vlerë


Kujtoj çdo detaj
Të jetës që shkova
Shpesh shkrehem në vaj
M’ duket se e tradhtova


E lashë, m’detyruan
S’ndërroj përnjëmend
Fshatin tim të bukur
Më të mirin vend

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT