Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-LETRA NË SIRTAR

Ymrije Beqiri-LETRA NË SIRTAR

LETRA NË SIRTAR

E vendosa një letër në sirtar
Letër kurrë të pa lexuar
Eh letrën e mbuloj pluhuri
Në atë kohe atë letër të bardhë


Pa laps e kisha shkruar
E kisha shkruar si një gravurë
Bërë me një copëz thëngjill të zi
Krejt ndjenjat çka pata i lash aty


Ato ndjenja që pata për ty
Kurrë letra në dorë nuk të ra
E mbet e pluhurosur në sirtar
Nga myku i kohës e vjetruar


Letra e lagur mbeti e palexuar
Letër mykur mbeti në sirtarin e vjetër
Aty Ku e lash për ty njëherë
E nuk doli askush të ta sjell


E as nuk me besove ti mua
As unë ty kurrë nuk të zura bese
Letra e palexuar mbeti ne sirtar
Ne të dy e lam njëri tjetrin n’harresë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT