SI TA NDALOJ KOHËN
Orës i thashë: ndal me atë tik- tak
të akrepave, pusho
Pusho se koha po ecën me akrepat e tu
e vitet po më ikin edhe mua.
Po filloj t‘i zgjedh vitet si fijet e arta
Pak vite më dalin të bukura
Nejse, me orën bëra vetëm pak fjalë
E kohën nuk mund ta ndaloj
As tokën, sferë që sillet vërdallë
S’ them kohën ta ndaloj, s’jam adoleshent
Jeta ecën, si të mos e kuptoj
Edhe pleqëria ka bukurinë e vet
Kur ulesh tek oxhaku, u këndo ninulla
Mbeses e nipit në djep…
