U BETUAN NE FLAMUR
Mbi flamur dhe betimin,
Për liri e mëmëdhe
Ngjeshur armët n’trup i vinin
Mbi armiqtë zjarr e rrufe!
Me tri shkronja me ngjyrë ari,
UÇK sa bukur qëndisur
Sa herë kokën e ngriste armiku
Plumbi n’ballë çdo herë i ngjiste.
Iu qoftë i lehtë toka shqipes
Gjaku i të rënëve për liri
Bijtë e tu nuk patën frikën
Në gjakë e lan flamurin kuq e zi!
