Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritZamira Agalliu-Nga e para

Zamira Agalliu-Nga e para

Nga e para

Po t’më duhej ta rinisja nga e para
Zbathur do të ecja deri në vjeshtën e vonë
Do të shkelja mbi baltë, pluhur e shkarpa
Që të prekja e të ndjeja planetin tonë ..


Dua të dehem, për të mos qenë e përsosur
Lindje e perëndim ndryshe t’i shoh
E imja të bëhej marrëzi e marrosur
Që ndjenjën e lakmisë të mos e shoh

.
Do të udhëtoja pa bagazhet e mia
Pa pardesy e pa parashutë
Nuk do t’i paraprija më së keqes
Ku çdo orë e minutë arsyeja na mbyt .


Po të më duhej nga e para t’ia rinisë
E ta rijetoja jetën time përsëri
Mes të gjallëve, urë do t’i ngrija dashurisë
Ambasador i Paqes Ti Njeri !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT