IKJE
ika.., pa kthim
U mbyt dashuria në një pikë loti
Shpirti mu zbraz, s’gjen ngushëllim
Braktisur ndjehem, nga vetë Zoti
Flakur në udhën, që s’di ku te çon….
Ika prej atyre që desha shumë
Dhe pas, lashë copëza të shpirtit tim
Si një somnabul, tashmë jam unë
Që endem e endem në udhën pa kthim
Në udhën..,që s’di ku të çon …
