Roma dhe Nicolo Zaniolo mund të vazhdojnë bashkëpunimin.
Nicolo Zaniolo ishte nga lojtarët italianë më të përmendur në merkaton e verës, me lojtarin që lidhej me një largim të mundshëm nga Roma.
Megjithatë, në fillim të sezonit, Zaniolo pësoi një lëndim dhe transferimi i tij u pamundësua.
Sipas raportimeve të fundit të ‘Calciomercato’, Zaniolo ka nisur bisedimet me Romën, për kontratë të re.
Marrëveshja e re pritet ta mbajë lojtarin të lidhur me kontratë deri në vitin 2027.
Mbetet të shihet nëse do të finalizohet marrëveshja mes Zaniolo dhe Romës.
