Endrit Krasniqi, nga sezoni i ardhshëm do të vesh fanellën e ekipit shqiptar nga Tetova.
Kështu raporton gazetari Arlind Sadiku, i cili shtoi se tashmë Krasniqi ka arritur marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës.
Krasniqi aktualisht është pjesë e klubit të Prishtinës, por që s’ka ndërmend ta zgjatë kontratën me klubin kryeqytetas.
Ai vite më parë ka qenë pjesë edhe e klubit të Dritës. /Klankosova.tv.
