Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritZërit të Tempullit të Trazhigimnisë së Lashtë Opojane-DardanePoeti, Aktorit, Vizionarit: Akad. Abaz...

Zërit të Tempullit të Trazhigimnisë së Lashtë Opojane-DardanePoeti, Aktorit, Vizionarit: Akad. Abaz Çengaj

Po të mos kyçesha në këtë shkrim ishte e pamundurë, sepse:
Poezia e tij nuk është thjesht varg; ajo është rrjedhë e dlirë mendimi dhe ndjenjës, e thellësisë shpirtërore, ku secila fjalë mbart peshën e kujtimeve të lashtësisë dhe dritën e shpirtit. Kur lexon vargjet e poetit Abaz Çengaj, ndjen qartë sikur ndjenë stilin, frymën dhe pasionin e Eçrem Çabes, mjeshtër i thirrjes që ngre ndërgjegjen dhe godet direkt zemrën e lexuesit. Si Çabe, për mua ngacmon ndjesinë që ai di të krijojë tensionin e fjalës dhe intensitetin e reflektimit mbi shoqërinë dhe fatin njerëzor.

Në eksplorimin e dashurisë dhe ndjenjave njerëzore, lexuesi në poezitë e tij ndien ngrohtësinë dhe elegancën e Çajupit, delikatesën e vëzhgimit të shpirtit dhe intuitën për të kapur hollësitë e ndjenjave të fshehura. Por poezia e tij nuk qëndron thjesht tek pasqyra e ndjenjave; aty shfaqet vendosmëria dhe guximi i Fan S. Nolit, forca e gotitjes artistike, qartësia e mesazhit dhe fuqia e ideve që nuk dorëzohen para kohës apo kufizimeve të realitetit.
Poezi që shpërthejnë ndjenjat profesionale?!

Krahasimi me Çajupin është i dukshëm tek pasioni për jetën dhe thellësia e dhimbjes së përjetuar. Si Çajupi, ai ndjek flakën e dashurisë me zjarr dhe sinqeritet (me një mendim të thukt realiteti), ku nuk frikësohet të prekë realitetin e hidhur dhe të shprehet për dhimbjet që shpesh heshtin. Por poezia e tij i bashkon këto ndikime me një vizion modern dhe universal, duke krijuar vargje që flasin për realitetin e kohës, për njeriun të thurur vetëvetes dhe për një ndjeshmëri që tejkalon kufijtë kulturorë, më lart se realiteti?!

Nuk duhet anashkaluar frymat europiane në mbrendësi të poezive në stilin poetik të Abaz Çengaj, p.sh.:

Nga letërsia franceze, në stilin e tij poetik vjen eleganca e ndriçuar dhe finesse, një qartësi në strukturën e vargut që të lë të ndjesh çdo nuancë. Pra, ndërthurë dy botë të ndryshme në poezi?! Nga letërsia rumune nuk duhet lënë pa e krahasuar, sepse në poezitë e tij vjen introspektiva dhe meditimi mbi vetveten dhe shoqërinë, një reflektim filozofik përplot mjeshtri që i jep vargut thellësi dhe dimension, ku haset te shumë poet rumun dhe tek zëri i tempullit të lashtë Opojar-Dardan poeti Akad. Abaz Çengaj. Nga shkrimtarët spanjollë, po të bëjmë krahasim, nuk do rrija duarkryq pa treguar çfarë vjen dramatikja reale dhe pasioni i zjarrtë, poetik, intensiteti që të drithëron dhe të mbush me emocione të forta në këto poezi. Të gjitha këto ndikime ndërkombëtare, të kombinuara me traditën shqiptare, “Çengëjane”-i japin poezisë së tij një pasuri të jashtëzakonshme, ku çdo varg ka peshë, ritëm dhe ndjesi të qartë. Ka alegorizëm të paparë. Ka ndjesi jete. Ka peshë dhe vlerë artistike?!

Secila poezi e poetit Opojar-Dardan është një botë e vetme. Lexuesi ndjen dhimbjen e fshehur, gëzimin e përditshëm, misterin e natyrës dhe bukurinë e vogël që shpesh harrohet. Fjalët në poezitë e tij nuk janë thjesht tingull; ato janë dritë që ndriçon shpirtin, pasqyrë që reflekton ndjenjat, një rrugë që lidh jetën e përditshme me universin. Vargjet kapin gjallërinë e momentit, duke bërë çdo varg të jetojë dhe të frymojë.
I lumt kolosit të fjalës shqiptare.

Nuk do leja të lë anash për hir të më të dashurve artëdashurëve vendas Opojar dhe Shqiptar për aktrimin e tij?! Të them troq, fjalët janë të tepërta për mua edhe për çdonjërin. Filmi flet vet sa 1000 faqe edhe unë po ti shkruaja?!

Në artin e filmit, të Akad. Abaz Çengaj prezenca dhe aftësia për të sjellë karakterin në jetë janë të ngjashme me atë (në mendimin tim të lirë) – Bekim Fehmiun: çdo skenë e aktorit Shqiptaro-Dardan Çengjan kujton artin e së kaluarës, burrat artist me peshë të rand të vlerave kombtare e europjane, ku merr shpirt dhe çdo emocion vet duket reale. Aty ku fjala është e qetë por e fuqishme, ku filmi është i ndërtuar me pasion, tek shikuesi ndjejnë një tërheqje natyrale dhe të thellë. Mishëzohesh me ngrohtësinë e shpirtit të filmit?!

Aty shohim jo vetëm Abaz Çengën, shohim edhe skenarin kulturor Opojar, frymën e lashtë Dardane. Të lumt tempulli opojarë Dardan, Aktori Akad. Abaz Çengaj.

Kur zemra ka gjak kombëtar, më së miri shihet tek ky aktor e atë në konakun e lashtë Dardan: Në tempullin opojar Dardan, në Pllajnikun fortes shkëmb tek kulla e mbi kullave – Çengaj?!
Aty ku frymon fjala dhe vargu, aty është oda mikpritëse, tempulli i fjalës dhe i ndjenjës.
Në mbrendësi të këtyre kullave, e sidomos në tempullin e lashtë Dardan Opojar fillon mikpritja përplot bujari, hare, gëzim, zhgëndër e realitetit fizik; aty këmbëkryq, aktori e poeti gjithmonë është shpirt dlirë, përplot respekt për artin dhe për njeriun. Me zemër ngrohtësie tradicionale në brezat paraprak. Çdo vizitor ndjehet pjesë e botës së fjalës, mikpritjes dhe të sharmit artistik, pjesë e traditës së lashtë të Dardanëve, ku çdo mendim dhe çdo ndjesi ka rëndësi.

Në fund, ajo që mbetet dhe shihet në poezi, film dhe mikpritjen e ngrohtë shqiptare është fuqia e fjalës, arti i ndërtuar me durim, pasion dhe përkushtim. Poezia nuk kërkon lavdi; ajo jeton vetë. Por lexuesi dhe çdo shikues e ndjejnë këtë trashëgimi: një kombinim i fuqishëm i kulturës shqiptare, e ndikimeve ndërkombëtare dhe ndjeshmërisë njerëzore, i cili krijon një botë të gjallë dhe të paharrueshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT