Sunday, December 28, 2025
BallinaSportZidane do kërkoj Ronaldon nëse do drejtoj PSG në të ardhmen

Zidane do kërkoj Ronaldon nëse do drejtoj PSG në të ardhmen

Zinedin Zidan dëshiron Cristiano Ronaldon t’i bashkohet te PSG-ja nëse francezi do të zëvendësojë Mauricio Poçetinon në stol në fund të sezonit. Portali francez “le10 Sport” pretendon se Zizu pritet të marrë vendin e teknikut argjentinas, i cili me shumë gjasë mund të rikthehet në Premier Ligë, në stolin e “Old Trafford”.


Zidan dhe Ronaldo patën një bashkëpunim të shkëlqyer te Reali, ku ata fituan tri herë radhazi Ligën e Kampioneve. Por, që të dy u larguan nga “Bernabeu” në verën e 2018-ës.

Sipas “Footmercato”, Zidanit do t’i ofrohet një rrogë më e lartë sesa ajo e Poçetinos, por edhe më shumë pushtet, ndoshta duke i treguar derën edhe drejtorit sportiv, Leonardo. Ronaldo firmosi një kontratë 2-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe një tjetër sezon në Mançester.
Por, portugezi ka ngelur i pakënaqur nga rezultatet dhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions sezonin e ardhshëm, ai do të merrte seriozisht në konsideratë largimin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT