Kur kam lindur unë atëherë.
Kishte qenë, kohë e “mjerë”.
Punonin për kafshatë.
Ngriheshin që me natë.
Të mos mbeteshin, të ngratë….!!
Vuajtën të parët.
Janë rropatur, e drobitur.
Rënkimat nuk u pushuan.
Por për mëmëdhe.
Mallkim, kurrë nuk lëshuan.!
Edhe sot.
Ç’faj na ka mëmëdheu.
Mos, nuk i vlen guri e dheu.?
Ai vuan për shqipëtar.
Toka jonë ,ka edhe ar….!!
Toka jonë është flori.!
Bijt i mungojnë.
Ta ,lulëzojnë.
Toka jonë , është e bekuar.
Don shqiptarët , për ta lulëzuar…!!
