Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeZjarr në një autobus në Zvicër, 6 të vdekur dhe disa të...

Zjarr në një autobus në Zvicër, 6 të vdekur dhe disa të plagosur! Dyshime se dikush i vuri flakën vetes

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Zvicër ku kanë humbur jetën 6 persona. Viktimat kanë ndërruar jete pasi një autobus në Coeur d’Alene u përfshi nga flakët. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.

Videot e postuara paraqesin një automjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Keystone-SDA se është ende shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes pasi derdhi lëng të ndezshëm mbi vete brenda autobusit.

Zona ku ndodhi incidenti është rrethuar nga autoritetet, ndërsa policia po u bën thirrje qytetarëve të mos i afrohen vendit të ngjarjes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT