Dua të shfaq para teje pjesë time,
Q’s’ka mundur ta shikojë njeri…
Nëse do e kisha shfaqur,
Dhe nëse dikush do kishte mirësi,
Ta prekte me putra dashurie,
C’do kërkoja tek ti!?
Unë s’jam grua që jetoj me vakte,
Të dhëna nga tjerët për bamirësi,
Apo si shpërblim i një pasdarke,
Duke shitur trupin…
Unë jam krijuar prej fryme,
E me frymën time i fal frymë jetës,
Edhe kur duket që s’kam asnjë mundësi,
Një dorë misteri, frymë më dhuron e s’di sesi,
Si frymë vij dhe futem,
Në tëndin gji!
Lermë kohë,
Se dhe lulja të mbijë ka një stinë,
Dhe fjala të dalë kërkon një shkëndijë,
Dhe zemrën kur rreh, e godet një vetëtimë,
Dhe pjesa ime e pa shfaqur,
Këkon çastin e saj të lindë…
Se ajo q’dua të shfaq para teje,
Ka formë prej reje,
Si shtëllunga pambuku,
Enden magjishëm n’qiellin tim,
Për të pushtuar dhe shpirtin e një tjetri,
Si t’ishte i veti…!