Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritZyba Hysa -SAFO...

Zyba Hysa -SAFO…

Sonte, s’di si m’u çfaqe hyjneshë,
Me tinguj magjikë lire shoqëruar,
Vargje poezie, q’mund t’i ndjeshë,
Së mbrendëshmi… pa i dëgjuar!

Cila jeni ju, o bukuri magjike,
Që vjen magjishëm, si fllad,
Mos vallë kërkon një mike,
T’i rrëfehesh e t’ikësh prapë!?

  • Jam Safo, poetesha hyjnore,
    E lindur si hyjneshë, nga hyjni,
    Vargjet e mia dashurore….
    Hyjnive ua derdha në poezi!

Kanë kaluar shekuj, koh’ e vjetër,
S’arriti mes rreshtash të lexojë…!
Poeti nuk shpreh ç’hedh në letër,
Duhet gjuhën e hyjve të kuptojnë!

Poetët dashurohen me yjet,
N’shtratin e hënës bëjnë dashuri,
Në botën e poetit s’mund të hyhet,
Ashtu siç mund t’hysh tek çdo njeri!

Yjeve u ngjisim nga nj’emër për emër,
Ta thërrasim pa thirrur me zë të lartë,
E pse kam qenë poete femër…
U ngjisja emra q’u vinin për shtat!

Po kush e kuptoi poetin hyjnor?
As vetë hyjnori saktësisht s’i sheh,
Përmasat q’ka shpirti hapësinor,
As veten n’muzë, poeti s’e njeh!!

  • Safo e dashur të jeshë fatlume,
    Që ike nga bota pa dëgjuar ç’thonë!
    “Vërtet Safo, ka vargje poetike,
    T’qenurit e saj, s’dimë ta kuptojmë”!

Unë të kuptoj, pa folur me zë,
Në mbretëritë qiellore udhëtoj,
Atje i mbledh lulet një nga një,
Prej aroma lulesh, vargjet krijoj!

Kurrë s’të kupton njeri – barbari!
Di të përshkruajë, atij t’i ngjashë,
Sikur toka të digjet, mos mbijë më bari,
Them: Unë dhe Ti jemi nga nj’racë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT