Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-KUR VJEN MARSI...!

Zymer H. Haliti-KUR VJEN MARSI…!

KUR VJEN MARSI…

Kur jam në qetësi sa e sa ide,mendime
Në kokën time vijnë e shkojnë,mbetën…
Por ti s’largohesh kurrë,ti o muza ime
Gjithmonë udhëtojmë bashkë me jetën

Sa e sa netë si kjo e sontme kanë ikur
Por unë s’t’harrova kurrë Kosova e bukur
Ndodhte që shpresat papritur janë fikur
Por une në vete ato gjithnjë i kam ruajtur

Ishte natë e errët,e ftohtë e muajit Mars
Teksa acarri jashtë nxirrte dhëmbët egër
Por në mua diçka më ngrohte si zjarr…
Nën hi prushi ruante lashtësinë e vjetër

Kur jam në mendime gjumin se bëj qetë
Duke u përpëlitur si ai dreni i plagosur
Edhe pse akrepat s’ndalen, si kjo jetë…
Eh, sa kujtime në zemër kam groposur !

Kjo natë n’vetmi vjen me acar mbështjellë
Më kujton Marsin… shumë vite më parë
Liria për ne shqiptarët me gjak qe mbjellë
Por sonte vërtetë po ndihem shumë krenar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT