Kushtuar dëshmorit Rexhep Bislimit nga Ferizaj )
Herët kuptove se atdheu rënkonte
Të digjte zemra nga padrejtësitë
Shpejt me shokët ti bashkëpunove
Për t’i sjellur kësaj tokë një ditë lirinë.
Nuk iu trembe kurrë armikut barbar
Natë e ditë ishe në shërbim të atdheut
Me ty krenohej gjithë populli shqiptar
Trim i madh luftëtar,nip i Skënderbeut.
Dhe kur krisi pushka e lirisë për çlirim
Ti shpejt u radhite në Ushtrinë Clirimtare
Për Ty o trim ishte i shenjtë një qëllim
Do luftosh deri në çlirimin e tokës Dardane.
Armiqt ta kishin frikën dhe të bënë pusi
Si gueril veprove edhe brenda qytetit…
Por,Ti nuk.vdiqe u flijove për këtë Liri
Martir i pavdekshëm mbete simbol i unitetit.
