Erdha afer teje me ëndrra të dëlirta
trokita në derën e praruar prej arre
dera nuk hapej sa shumë u mërzita
fillova rrugën i heshtur asaj lagje…
Pyeta për ty,më thanë se je largua
s’kuptova mirë ku shkove atë ditë
por kjo zemër filloi për t’u stresua
si është e mundur që s’më ke pritë
Ndoshta do të kthehesh një ditë
tek ajo derë që unë kam trokitur
se do ikësh Ti,një ditë pa pritë….!
jo…kurrë këtë unë se kam pritur.!
Ajo derë që dikur trokisja i lumturi
vet e mbylle pa menduar shumë…
sa shumë kohë paskam humbur
për dike që sot s’kam vlerë unë…!
