Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-BUZË ADRIATIKUT

Zymer H. Haliti-BUZË ADRIATIKUT

BUZË ADRIATIKUT

Nga larg vijnë dallgët qetë-qetë
Kaltërsia e tij m’i kënaq sytë e mi
Krenohem,kënaqem për ty o det
Që të kemi në tokën tonë,Shqipëri

Shikoj përreth njerëz të rrezitur kudo
Nga viset e ndryshme,tokat arbërore
Ndihem i lumtur se ēshtë e mirë kjo
Që gjendem i lire në trojet shekullore

Mjaft jetuam të ndarë e në pushtime
Mjaft duroi kjo e shtrenjta nëna ime
Sot krenarë me ju martirë e martire…
Që dhuruat jetën për Arbërinë time.

Adriatiku hesht,valët valëzojnë qetë
Ndihem si në shtëpinë time shqiptar
Ndaj për ty sot shkruaj o i madhi det
Kaltërsia jote po mē bën mua krenar.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT