Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-DIELLI NËN HIJE

Zymer H. Haliti-DIELLI NËN HIJE

DIELLI NËN HIJE

Dje fjalët na u pren si me shpatë
Mendimet ngriheshin si në acar
Sa të rëndë e patëm jetën,sa pafat
Por mbijetuam dallgët,si shqiptarë

Lirinë e kishim të stopuar me vite
Edhe kur punonim tokën pengonin
E shpresat qëndronin si diell nën hije
Prisnim se një ditë do të ndriçonin…

Atdheun na e pren si me shpatë ata
Nuk pyetën për historinë e lashtësinë
Ëndrrat tona pengoheshin nëpër etapa
Por kurrë s’mundën e fshinë Shqiptarinë

Dhe shekujt mbi ne shumë rënduan
Armiqt përpilonin plane të djallëzuara
Por ne s’u mposhtëm,nuk u dorëzuam
Duam kthimin e tokave të gllabëruara…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT