Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -E KUJTOJ ATË DITË...!

Zymer H. Haliti -E KUJTOJ ATË DITË…!

Dhe atë ditë të zymtë,binte shiu..
e retë e hirta silleshin lart qiellit
I kujtoj ende lotët e atij fëmiu…
që kërrusur priste rrezet e diellit.

E shikoja pa mundur ta pyes t’shkretin
doja t’i ndihmoja në një farë mënyre
Pse qanë voglush…kush ta prishi qefin?
Ai me lot u përgjigj:jam jetim,s’kam familje…!

-Kam dalur të kërkoj ndihmë për vete
s’kam për të ngrënë e as veshmbathje
Jetojmë në një shtëpi shumë të keqe
Dhe nga të ftohti nuk po bëj gjumë fare.

-Nganjëherë gjyshi im më ndihmon
I cili me mua ka vite që më rri pranë
me një penzion mezi muajin e kalon
tani dimrit s’kemi asgjë për të ngranë.

Këto fjalë të trishta ende më tingëllojnë
sa e sa këso fate nëpër rrugë përballën
vallë sa për ta qeveritë tona mendojnë
së paku të kenë bukë e veshmbathjen…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT