Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-KUR HESHTJA MË FLET

Zymer H. Haliti-KUR HESHTJA MË FLET

KUR HESHTJA MË FLET

Do të më thuash diçka sonte
por vështirë fjalët t’i shprehësh
zien nga brenda dhe në vargje
tërë mllefin do të më nxjerrësh..!


Ç’është kjo dhembje pa lot
dhe plaga nuk po shihet dot
e diçka e ftohtë s’më lë të qetë
sa dallgë të rrepta paska kjo jetë.!?


E heshtur është edhe kjo natë
që acari pa borë më shtrëngon
nga lart me rreze hëna si në pjatë
një fije rreze të brishtë më dhuron.


I lodhur e i tretur në mendime
labirintheve të jetës shtegtoj
kujtoj ditët e netët mes poezive
që sonte në heshtje po i lexoj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT