NË PRITJE
(Po kthehen sot në atdhe…)
E di se sot do të vini
e zemra rrah më shpejt
drejt vendlindjes prisni
pushimin të keni të qetë
Çdo çast,,çdo orë
sytë drejt dritarës
kur do jeni në oborr
mallëngjim i ardhjes.
Lotët do rrjedhin…
fjalët s’do shprehën
këtë çast po presim
kështu e kemi jetën.
Ah mërgim,mërgim…
na ndave familjen
ky është një copëtim
që herët ka zanafillen.

