Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-SIMBOLI REZISTENCËS Kushtuar,Adem Demaçit në ditëlindjen e tij

Zymer H. Haliti-SIMBOLI REZISTENCËS Kushtuar,Adem Demaçit në ditëlindjen e tij

U linde në kohë të vështira e pa dritë
U rrite nën tytat e armikut djallëzi
Por,ti sfidove retë e zeza me stuhi
Kërkove të drejtat, kërkove barazi.

Fjalën e lirë s’ta lejuan korbat e zinj
Të burgosën padrejtësisht si i ri
Sa shumë të torturuan ata faqezinjë
Por, ti nuk u dorëzove, kërkove LIRI.

Shumë vite të dënuan Mandela i Kosovës
Ishe dhe mbete simbol i Rezistencës …
Me veprimtarinë tënde i tregove Europes
Se cfarë rëndësi ka për ne Liria e jetes.

Me ty krenarë do jemi deri në përjetësi
Fjalët e veprat tua do jetojnë me ne
Sa herë të përmendët kudo fjala Liri
Ndër breza e breza përherë me ne ti je.

Emri yt i skalitur: Simboli i Rezistencës
Flakadan lirie në epoka të historisë
Mbetesh gjithmonë simbol i shpresës
Se ç’rëndësi ka për ne VLERA E LIRISË.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT