Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-VJESHTA TROKET..

Zymer H. Haliti-VJESHTA TROKET..

Kanë nisur fletët të zverdhën
ngjyra ngjyrën sikur e ndrron
eh ç’erëra do gërryejnë jetën
si një dru që kohëve i reziston

Dalëngadal venitet pamja
që natyrën e kishte pushtua
e në makth dhe dallëndyshja
kërkon folenë për t’u qetësua.

Si gjetheverdhë që bartë era
rrugëve të jetës duke haprua
eh ç’pamje na sjell kjo jeta
e një ditë ka për të pushuar.

Se çfarë kohe do jetë nesër
dhe nga ç’anë do fryej stuhia
si fletë e verdhë këtë zemër
do kujtoj ato ditë të mira….!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT