Mos më kërko kurrë
në stacionin e boshatisur
kur dikur të prisja si mur
e tash atë rrugë kam braktisur.
Ishin ato ditë-takime
që kurrë s’do doja t’i harroj
por mbetën vetëm kujtime
që sot si ëndërr i kujtoj…!
Do të vijnë edhe vite e vite
në at stacion kurrë s’do jem
sepse nga ajo ditë që ike
ma asnjë fjalë s’do të them.
Çfarë do që kujtojmë sot
do të mbetët si akull ngrirë
por diçka që se kuptoj as sot
a isha për ty një shok i mirë..!?
