BACË, TI JE DRITË
(Me rastin e ditëlindjes)
Urime ditëlindjen, Bacë Adem,
Sot dhe përjetë, emri yt s’ka shterrë!
Sa orë, sa net, sa vite të gjata,
Në pranga, në burgje, në dhembje të thata.
Errësirë rreth teje, por ti ishe dritë,
Një flakë që digjej në tokën e shpirtit,
Në akullin e ftohtë, kallkan të robërisë,
Ti mbaje të gjallë zjarrin e lirisë.
“Gjarpinjtë e gjakut” rrëfenin për ty,
Për zemrën që s’njohu as frikë, as ligësi,
Për duart e pastra dhe shpirtin e lirë,
Që s’pranoi asnjëherë lidhej në zinxhirë.
Lirinë, Baca im, e fituam me gjak,
Por ende s’e kuptojmë, as e mbajmë në prag,
Se ti na mësove, se nuk është veç fjalë,
Por është besë-betim, është vepër, është zjarr!
Në këtë përvjetor që është për ne i artë,
Thërrasim me gëzim, me zë të lartë e të qartë:
O Adem Demaçi, je emër i paprekshëm,
Në zemrën e kombit, përjetësisht i pavdekshëm!

