Dashuro si Penelopa, me durim,
me fije shprese, me ëndrra që s’thahen,
kur era fryn dhe zemrat ikin larg,
ti rri e end dashurinë në prag.
Mos e mat me orë, as me ditë,
se dashuria s’është garë, as shpejtësi,
është pëlhurë që thuret me mall,
dhe shprishet natën në vetmi.
Dashuro si Penelopa, në heshtje,
në lutje, në pritje të gjatë,
kur bota ftohet e harron besën,
ti mbaje zjarrin ndezur në shtrat.
Le të vijnë stuhitë e mosbesimit,
le të tundet porti i harrimit,
por ti mos u dorëzo, mos u step vetë,
se veç ai që pret me shpirt, dashuron vërtet!
Qëndrestare si Penelopa të jesh,
jo për një kthim, por për dashurinë,
që s’ka fund, s’ka rënie, ka shpresë,
që ngjall jetë të re për ardhmërinë.
Në fund, kur deti i tëri të jetë qetësuar,
dhe koha s’e mat më kujtimin e shkuar,
dashuria pret, pa u lodhur, pa u shuar,
si Penelopa, në dritë hëne të amshuar.