Jeta është fllad në mëngjes të parë,
është diell që lind mbi male me varg,
është dritë që hyn nga dritarja e hapur,
është vetë fryma e Zotit në shpirtin e zbardhur.
Jeta është udhë — me gurë e me lule,
me qeshje fëmijësh e plagë e pekule,
është rrugë që s’kthehet mbrapsht ndonjëherë,
por kërkon guxim, kërkon zemër e vlerë.
Jeta është dhuratë — e ëmbël, e fshehtë,
e lindur mes shprese e kohe të vështirë,
është mrekulli në çdo çast frymë që ajo merr,
por edhe një sfidë që të ndjek pa mëshirë.
Jeta të jep — por edhe të merr,
të çon në maja, pastaj nëpër terr,
të mëson të qash, të ngritesh sërish,
të ndërtosh veten si kullë e fildishtë.
Mos e vono jetën— as për një sekondë,
se koha s’të pret, as fati s’të shkon,
mos e shkel dot — se është e shenjtë e bekuar,
mos e harro — se vlen më shumë se ç’kemi mësuar.
Jetoje jetën — me shpirt e me dritë,
me duar të pastra e zemër të çiltë,
sepse jeta, si valle, s’përsëritet dy herë,
por në çdo hap të saj, mbjell gjurmët përherë