Këto rrugë të jetës – të gjata e të shtrembta,
herë me diell ndriçojnë, herë të mbushura me hije,
më mësojnë me heshtje, me lot e me këngë,
se çdo hap ka peshë, çdo ndalesë ka dije.
Nëpër to kalova me plagë dhe me shpresë,
me buzëqeshje të brishta e me zemër të thyer,
kam takuar të humbur që kërkonin veten,
dhe engjëj e djaj me rrudha n’f’tyrë ngjyer.
Nëpër kthesa t’thella ku zëri s’më dilte,
mësova se shpresa s’ka nevojë për fjalë,
por lind nga vetë drita që njeriu e mban
në sytë që nuk ndizen vetëm për të parë.
Këto rrugë më çuan në net pa agime,
ku shpirti kërkonte një fije mëshirë,
por kur zgjohesha prapë heret në mëngjes
i thosha vetvetes: “Mos u ndal, a frikë ec!”
Kam parë që dashnia s’është vetëm një emër,
por një dorë që t’ngre lart kur ti je në rënie,
kam mësuar se jeta mund t’jetë me lajthitje,
një udhëtim plot kurthe dhe me përpëlitje
.
Këto rrugë të jetës më kanë bërë ky që jam,
me plagët që flasin, me dhimbjet që mbaj,
me kujtimet që vijnë si shushurimë fatesh
dhe me ëndrra që s’plaken e veç sorollaten.
Po ec edhe sot, nëpër këto udhë të mia,
me barrën e djeshme, me dritën e nesërme,
se këto rrugë, sado të thikta, s’janë të huaja,
janë të miat – vetë jeta, që me zemër shkruaj.