Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-Letër Naimit

Zymer Mehani-Letër Naimit

Letër Naimit

Bagët e bujqësi”
kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë fluturim u rashë
Më dehu të tërin aromë e ”Luleve të verës”
Sa trim është shqiptari te”Skënderbeu” pashë.


”Fjalët e qiririt” shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate e shijova,
Porsi zemra jote u shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër derisa e gjeta.


Ti je Nderi i Kombit, i kombit me fat,
Me vëllezërit e tu, gjurmë n’histori latë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT