Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-Na patën thëne

Zymer Mehani-Na patën thëne

Ata, me tjetër gjuhë

Me tjera zakone

Na patën shkelë vatrat

Këtë tokë stërgjyshore

Me gjuhë të nëpërkës

Na patën kërcënuar:

-Do t’ju zhdukim fare

O racë e mallkuar!

Do t’ju çesim fare

Juve, farë e fëlliqur

E racës shqiptare

E llojit të prishur!

Na patën thënë ata:

-T’gjithëve do t’ju varsim

Të vegjël e të mëdhenj

Me armë do t’ju godasim!

Ata na patën thënë:

-Me babë dhe me nënë

Me fis e me farë

Do t’ju dëbojmë matanë!

Duke na thënë, na shanë

Na prenë dhe na vranë:

-Këtu është djepi ynë përherë

Kjo tokë për ne ka vlerë!

Na goditën pa u patur hakën

Na plagosën dhe na përgjakën

S’patën mëshirë aspak

Fushat na i bënë lumëgjak

Kudo të armatosur

Shëtitën me karvan të krimit

E sytë u xixëllonin

Prej mllefit e zemërimit

Bënë e çfarë nuk bënë

Shkuan në thikë dhe gruan shtatzënë

E vranë dhe të hasretit vëlla

Kudo mbollën hata

Shkatërruan dhe dogjën

Masakruan e poqën

Kullat na i shembën

Na e shtuan dhembjen

Motrat na i dhunuan

Nënat na i poshtëruan

Na i vranë baballarët

Varre na i bënë ugaret

Na përzunë matanë kufijve

Na shpërndanë nëpër botë

Nga vatrat stërgjyshore

Nga kjo tokë arbërore

Por, prapë u ngjall ky

Nga hiri si feniks

Prej pushkëve çlirimtare

Prej zemrave të U Ç K-së

U ngjall Shaban Jashari

Ademi me Hamzanë

Nga kullat e Prekazit

Një porosi hasmit ia dhanë:

-Ju të Karpateve bisha

Vetëm mundoheni kot

Nuk vritet liria

Se ky vend ka zot

Edhe nëse deti shterret

Edhe nëse qielli bie

Kurrë Kosova s’merret

Se zot i dalim ne!

Ushtria Çlirimtare

I qiellit tim- Ylber

Solli rreze lirie

Zhduku terr dhe tmerr

Vargani i lumëgjakut

Këtë tokë që ujiti

U shndërrua në lulëkuqe

Mbretëresha Iliriku

Kur SANDUKANI trim

Biri ikombit tim

U betua në Flamur

Atdheut i premtoi çlirim

Errësira dhe mynxyra

Në rreze lirie u kthye

E trualli ynë i përgjakur

Po vezullon i përflakur

Flamuri kombëtar

Me shqipen dykrenare

Po valon krejt i lirë

Mbi ty, Kosovë Shqiptare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT