Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-Në kujtim të një dëshmori

Zymer Mehani-Në kujtim të një dëshmori

Në kujtim të një dëshmori

(Profesorit Selim Berisha)

Ti, që me dije dhe guxim përherë u përballe,
Për lirinë dhe drejtësinë, me bishat gjakatare.


Në klasë, fjalët e tua na ngjallnin frymëzim prore,
Në shpirt dhe në zemrat tona, atdhedashuri mbolle.


Në rrugët e historisë, ti je një shenjtar,
I gjithë kombi me ty, sot ndihet krenar.


Krenaria jonë, vazhdon rrënjët të rritet,
Gjaku yt n’flamur, te shqipja valëvitet.


Në qiellin e lirisë fluturon fryma jote,
Si yll shkëlqimtar i asaj epoke.


Në këtë ditë fillimpranvere ty të përkujtojmë,
Me kujtimin tënd, këndojmë dhe festojmë.


Profesori Selim, vlera jonë e përjetshme,
Në historinë tonë, ti je pjesë e pavdekshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT