Tuesday, February 24, 2026
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-TI QË VRAPOJE PAS LIRISË

Zymer Mehani-TI QË VRAPOJE PAS LIRISË

TI QË VRAPOJE PAS LIRISË

*Popullit tim*

Me zjarrin e ndezur në tënden zemër
Gjithë jetën në shekuj e dekada
Kurrë s’rende së ndjekuri lirinë
Nëpër skëterrë, mynxyrë e suferinë


Kalleshe në kraharor e s’bëzaje
Ndër breza t’shkëlqenin sytë arbërorë
Me Flamurin Kuq e zi në duar
Gjithmonë e ujite këtë truall stërgjyshor


I kalove shtigjet dhe malet i kaptove
Vrapove pareshtur e prore qëndrove
këmbëzbathur por edhe barkthatë
E kalove të keqen në çdo situatë


Shpesh u dogje, u kalle, i mbytur në halle
U shndërrove në hi dhe prapë u ringjalle
Si feniksi vetë, si shqipe me fletë
E sot je vetë mbreti nga deti në det

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT