Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-TRIMI I LIRISË

Zymer Mehani-TRIMI I LIRISË

TRIMI I LIRISË

(Milaim Qazim Tahirit, lindur më1963. I vrarë nga policia serbe, më 11 shkurt 1991, në moshën 27- vjeçare)

Në pranverën e hershme të lirisë,
kur dobora ende mbulonte brazdat e Kosovës,
u ngrit një emër si kambanë dhimbjeje:
Milaim Qazim Tahiri, biri i nënëlokes.

Porsi shtizë flamuri, me shpirt të pathyeshëm,
me duar që vozitnin taksinë e vetë jetës
e me zemër që bartte popullin në udhët e shpresës.
Në çdo demonstratë ishte pishtar,
betim për atdheun në çdo fjalë.

Policia e huaj s’mundi t’ia shuajë buzëqeshjen,
as dashurinë që ia kishin borxh të gjithë;
por në një shkurt të ngrirë,
në moshën e djalërisë,
plumbat ia ndalën frymën,
pa ia ndalur idealin e lirisë.

Varrimi i tij qe si deti i njerëzve,
një valë që nuk shuhej, kumbonte
zemra popullore e Kosovës rënkonte
e betohej mbi dheun e freskët:
se Milaimi s’vdes kurrë,
se gjaku i tij është ngjitur në flamur.

I urtë, i dashur, i respektuar –
sot është zëri i heshtur i kombit,
kënga e burrërisë, dritë që rri mbi varre,
shpresë që frymëzon djem e vajza
të mos ndalen, derisa flamuri të valëvitet
i lirë mbi çdo prag, kudo në trojet shqiptare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT