Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritZyra Ahmetaj-DËSHIRA E SHËN TEREZËS

Zyra Ahmetaj-DËSHIRA E SHËN TEREZËS

DËSHIRA E SHËN TEREZËS
Do vi në Atdhe, në ato male,
të përshëndetem me rrezet e diellit.
Do mbledhi lule në të blertat livadhe
ti vë mbi varre ku prehen prindërit.


Ta lag atë tokë me riga loti.
Të zbraz detin e mallit që kam.
Këtë lutje të fundit ia bëj Zotit.
Ndjej që po më thërret i imi vatan.


Dua të kthehem në Shqipëri.
Dua të kthehem në Shkup dhe Kosovë.
Aty i kam të parët e mi.
Kam gjithë vëllezërinë që i dua kaq fortë.


Dua të kthehem në Shqipëri.
Dua të kthehem në Çamëri e Kosovë.
Më thërret geni-i shenjtë në përjetsi
që s’mund të shuhet dhe s’ mund të ndryshojë.


Dua të kthehem në Shqipëri;
në troje të mia:-Ulqin, Shkup, Kosovë.
Së bashku me bashkshenjtorët e mi
me DRITË PERËNDIE, anemban ta bekojmë!


Po ngritem në qiell-SHENJT, pran Perëndisë.
Botës i lash, relike gjakun tim;
genin e përjetshëm të Gonxhes së Shqipërisë;
atë dritë shpirti që më ngriti në SHENJT.ËRIM.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT