U LUTEM, JU PERGJEROHEM!
Ju lutem vellezerit e mi,
-Mos u ndani ne besim;
ca ne kishe ,ca ne xhami
dhe harroni origjine.
As kishe, as xhami s’ka patur,
kur ne keto troje pat Ilire,
te nje geni, te nje gjaku
qe per Zot njihnin nje Diell.
Na perçau bote e ndyre,
ne pese shtete na coptoi.
Vete u ndame ne besime.
Bota e beri dhe e shfrytezoi.
Per te tjeret jemi bujare,
ndertojne kulte ne trojet tona;
dhe ja pime lengun pastaj,
trojet na i pervetson bota.
Zhvishuni nga keto marrezi!
Kot te zihemi shoq me shoq!
Eshte nje gen i origjines
qe nuk tretet as ne toke.
Kete gen te perkedhelim,
te duhemi te gjithe, panda!
Veç at’here mund te themi:
-Perendi, Shqiperia, ka.
Zot i botes eshte dashuria,
miresia edhe besa.
Keto vyrtyte te kete njerezia,
veç atehere sundon e drejta.
Kur kuptojme hilet e botes,
me shume te lidhemi vella me vella,
te perulemi para Nenelokes;
te bashkohemi per t’mos u nda!🇦🇱🇦🇱
