Bashkë u nisëm në Tetovë,
morëm bekime të arta,
nga Naimi, madhështor
që shenjtëroi Gjuhën amtare.
Seç na priste Manastiri,
siç pat pritur atë NËNTOR
yje, shkronjat, kur rënditi,
Kombi ynë të përparojë.
Jam me ju vëllezëri,
personalitete të lartë,
me ju ngado, shkoj dhe vi,
me shpirtin tim të qelibartë.
Shpirtin derdha nëpër shkronja,
ua lash aty në libra.
Tash u ndjeva si Shqiponja,
me ju, kapercej plot sfida.
Do qëndroj dhe n’Manastir,
me të gjithë vëllezërit shkrimtar,
në këmbë të mbajmë, atë godinë,
Me të, shekujt, janë krenar.
Në atë shkollën shqip, pran tij,
n’përqafim më mbajnë fëmijët,
Me miqtë e mi që i kam flori,
dhe po vdiqa, zbres me yjet.
