PJESË E IMA.
E shtrenjta ime, përhJerë me mua,
më mban të lirë, më mban në jetë.
E gatshme, e urtë, e papërtuar;
e rëndësishmja, e imja plesë.
Pjesët lëvizëse,sillen e sillen,
siç sillen dielli dhe toka në përjetësi,
siç sillet koha, siç sillen vitet;
siç lëvizë çdo gjë e gjallë, në gjithësi.
Mban peshën time të pakontrolluar,
por hiç nuk qahesh, as nuk ankohesh.
Kur vuaj unë, atëherë ti vuan;
tkurresh e tëra prej rënkimesh dhe lotësh.
Shkëputem bashkë, kur hidhem në krevat.
Hiç nuk largohesh; qëndron aty.
Kur unë flej gjumë, ti kotesh ngapak,
hapur e mban gjithnjë, njërin sy.
Kur përpëlitem nga dhimbja e rëndë
sikur më thua:-Qëndro, moj xhan,
nëse je e fortë, ashtu siç ke thënë,
nëse ngushëllohesh që të rri pranë
!
Ti më je shlyer nga larjet e shpeshta;
përherë me mua në shi e në diell.
Sikletet e shumta që na servirë jeta,
sikur ti, askush, nuk i din aq mirë.
Ekzistenca jote më thërret të lëvizë,
mos të qëndroj në krevatin e trishtë;
më zgjat dorën të pranveroj si lisë,
me cdo gjë ti vi, rrotull, shtëpisë.
Ti je ajo që mi njeh gjithë ëndrrat;
mi lexon dëshirat dhe objektivat.
Ti je ajo që rënd, rënd; veç rëndë,
më çon gjithandej, të bëj më të mirat.
Ti rënd me vrap, mos t’më ikin vargjet,
më çon te një laps dhe një fletore.
Nëpër kohra më çon ti kaloj gjithë pragjet;
të mrekullohem me vlerat Arbërore.
Rënd dhe më çon në aktivitete,
mes fëmijësh dhe miqsh-talente plot vlera.
Gëzimin dhe sukseset i marrim me vete;
në të vrapuar, i shtojmë detyrat, përhera
.
Me dëshirë, më çon në Prishtinë dhe Tiranë,
në Durrës, pranë detit që dallgëzon valë.
Rrugën e dashurisë me ty e kam marrë,
gjer në Gjirokastrën e gurtë të Kalasë.
Ti më përgjon në çdo moment dhe metër,
peshë e dashurisë, sa shumë të gëzon,
kur si zogjtë, fëmijtë na ulen në prehër,
në Dajt, Bjeshkë, apo vendlindjen që na fton
.
Gjithë rradhët më çove të votoj si të tjerët,
me dëshira të qarta, për të ardhme më të mirë.
Sa të marrin votën, na duan deputetët.
Shpejt harrojnë dhe për ne vazhdojnë vështirësitë.
.
Ti më perplasesh, kur na mbartin shkallëve.
Djemtë zemërdritë, kerkojnë të falur.
Ajo krismë e përplasjes-çekiç gjykate;
s’kemi shanse të barabarta….poor, duhet patur!….
Përherë së bashku në dasma e gëzime.
Seç na rritet zemra në gëzimet e të tjerëve!
Hareshëm si flutura, bëjmë vallëzime
dhe këngës ja themi si bareshat bjeshkëve.
Le të zhurmojnë makinat në fshatra e qytete,
të uturijnë avionët e markave më të arrira;
askush, natë e ditë, si ti, nuk na mban me vehte
TI mrekulli e kohës-pjesë e imja.

