Sunday, December 28, 2025
BallinaSportZyrtare: Napoli shpallet Kampion i Italisë

Zyrtare: Napoli shpallet Kampion i Italisë

Napoli e ka siguruar titullin kampion të Italisë pesë javë para fundit të stinorit.

Ata e kanë marrë një pikë si mysafirë të Udineses duke siguruar një avantazh prej 16 pikësh ndaj Lazios që renditet e dyta.

Kështu, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë një kontribut masiv këtë stinor për ta rikthyer Napolin në fronin e ligës italiane.

Ata kanë arritur të bëhen kampionë të Italisë pas 33 vjetësh, që nga koha kur për ta luante legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona.

Ky është titulli i tretë i napolitanëve, dhe i pari pa njeriun e lartpërmendur, teksa më në fund arrin kurrorëzimi i një suksesi të kërkuar prej më shumë se 10 vjetësh, ku Napoli në mënyrë konsistente ka ngulmuar ta rrëmbejë Skudeton.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA