Tyson Fury edhe zyrtarisht ka mësuar kundërshtarin e tij të radhës.
‘Gypsy King’ do të ruajë titullin e tij të kampionit WBC në peshat e rënda në boks, kundër britanikut Dillian Whyte, përcjell lajmi.net.
Një përballje e dy titanëve britanik pritet të jetë në mesin e dueleve më të zjarrta të gjashtë mujorit të parë në botën e boksit – anash atij mes Joshua e Usyk që pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Kjo do të jetë hera e parë që Dillian Whyte do të kontestojë një titull kampioni, kundër të pamposhturit Tyson Fury, i cili vjen nga dy fitore spektakolare nga trilogjia me Wilder.
Data për duelin nuk është konfirmuar akoma, por thuhet të jetë 29 prilli. Arena: Wembley.
Whyte ishte i mandatuar nga WBC, që nga koha kur Fury mposhti Wilder për herë të dytë. WBC urdhëroi negociatat mes dyshes, dhe Fury do të mbajë 80% të fitimeve nga ky duel.