Monday, December 9, 2024
BallinaVitrina e libritFaruk Tasholli -NA BUDALLTË E DIASPORËS

Faruk Tasholli -NA BUDALLTË E DIASPORËS

Satirë

Na budalltë e diasporës

Rritë me mallin e Kosovës,

Seç i derdhëm lotët gurrë

Po që mend s’u mbushëm kurrë!

Si t’i mbajmë mendtë në kokë

Kur të shkretat shkojnë n’Kosovë,

Dhe s’e dimë jo çka na gjeti

Kur veç trupin mbajmë me veti!

Bashkë me mendjen tonë të ngratë

Andej udhë marrin paratë,

Me djersë tonën zbutet varf‘ria

E meritat merr qeveria!

Dhe pushimet kur vijmë n‘atdhe

Tjetër emën kanë për ne,

N’shtëpitë tona n’troje t’parëve:

Po vjen “mu‘ji i budall’ve“!

Sikur s’ka kund plazhe n’botë

Na budalltë shkojmë n’Kosovë,

Dhe kur vijnë krizat, festat,

Prapë budalltë shtojnë remitentat!

Kot kryejmë shkolla, fakulktete

Shtojmë biznese ndër kontinente,

Kot Europës n‘rend të parë

Kur n’Kosovë mbesim budallë!

Dhe n’foltore parlamenti

Fjalë për ne pa kurrfarë derti,

Si budallë të diasporës

Që s’ia kthejmë shpinën Kosovës!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT