Një këmbësore është goditur nga nje vetur në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Rreth orës 17:40 në afërsi të EULEX-it ka ndodhur aksidenti, ndërkaq këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”