Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeGoditet nga vetura një këmbësore në afërsi të EULEX’it

Goditet nga vetura një këmbësore në afërsi të EULEX’it

Një këmbësore është goditur nga nje vetur në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.


Rreth orës 17:40 në afërsi të EULEX-it ka ndodhur aksidenti, ndërkaq këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT