Thursday, April 18, 2024
BallinaLajmeMediat bullgare shkruajnë për tri versionet se si mund të ketë ardhur...

Mediat bullgare shkruajnë për tri versionet se si mund të ketë ardhur deri te aksidenti tragjik ..

Ende nuk është e ditur  se si erdhi deri te aksidenti tragjik në Bullgari, ku mbetën të vdekur së paku 45 persona e u lënduan shtatë të tjerë. Por sipas mediave bullgare ,raportojnë për tri versione se si mund të ketë ndodhur ky aksident.

Sipas ekspertëve me të cilët ka biseduar Dnevnik, tri versionet se si mund të ketë ndodhur ky rast tragjik janë: mosfunksionimi teknik, gabimi njerëz ose infrastruktura e dobët. 

“Mosfunksionim teknik, gabim njerëzor ose infrastrukturë e dobët. Këto janë tri versionet për të cilat, sipas ekspertëve me të cilët po bisedon Dnevnik, mund të punohet në hetimin e aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës , ku një autobus maqedonas mori flakë dhe 45 persona humbën jetën”, shkruan ky medium. 

Ka komente të ndryshme se çfarë saktësisht mund të ketë shkaktuar zjarrin, si dhe kur ka ndodhur, nuk ka asnjë përcaktim zyrtar .

Qytetarët që kalojnë shpesh në rrugë sqarojnë se pjesa ku ka ndodhur aksidenti është e rrezikshme .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT